Djali i Angelina Jolie regjistrohet në Universitet

Mjali i madh i aktoreve Angelina Jolie dhe Brad Pitt, mbush 18 vjeç dhe regjistrohet në universitet.

Mësohet se i riu do të ndjekë fakultetin e Bio-Kimisë në Yonsei University të Seulit, në Korenë e Jugut, një prej universiteteve më prestigjoz në Azi.

Revista ‘People’ shkruan se Jolie do e shoqërojë në fillim të shkollës duke u transferuar me të në muajin shtator.

Maddox u adoptua në vitin 2002 në Kamboxhia dhe është i pari i gjashtë fëmijëve të Jolie dhe Pitt, Pax, 15 vjeç, Zahara Marley 14 vjeç, Shiloh Nouvel, 12 vjeç, binjakët Vivienne Marcheline dhe Knox Léon, 10 vjeç.

Angelina është shumë e lidhur me djalin e madh dhe e zgjodhi të birin si ndihmës regjisor, për një dokumentar të xhiruar në Kamboxhia.