Djali i merr jeten nenes dhe e fut në frigorifer për ti marr pensionin dhe te jetojë i qetë

0
143

ITALI- Ngjarje e rende ka ndodhur ne Itali. Një burrë ka vra nënën e tij dhe e ka ruajtur në një frigorifer në mënyrë që të vazhdonte të gëzonte pensionin e saj.

Ngjarja ka ndodhur në Ceglie Messapica.

Ende nuk dihet se sa kohë ka që 85-vjeçarja mbahet në frigorifer, por ngjarja është zbuluar mesditën e sotme, rreth orës 15:00.

Karabinierët e stacionit lokal dhe ushtarët mbërritën në lagjen Mazzella, afër ferma Seppunisi, në periferi të qytetit, ku dhe zbuluan ngjarjen.

Prokurori në detyrë Mauron Gallone ka tashmë në dorë dosjen.

Pritet që të bëhet ekspertiza që do të tregojë se sa kohë është mbajtur e moshuara në frigorifer.