Djali që erdhi nga Milano: Në avion isha me gruan nga Lushnja, kërkova të bëj analizat dhe dola rastesisht me koronavirus.Nuk e prisja

Pasi udhetoj drejt Milanos 31 vjecari ka ka dashur te bej analizat per te pare a eshte pozitiv apo negativ.Atij i jane shfaqur simptomat dhe ai ka telefonuar 127.

Ai ka qene te marten ne Milano dhe te premten i jane shfaqur shenjat.

Por 31 vjecari eshte ne karantine pa marre asnje pergjigje dhe nuk e di se cpo ndodh me te.

Kushtet, si spital Shqipërie, letra për banjë nuk ka, maska, nuk ka më maska personale. Kushtet nuk janë europiane, por të pranueshme janë.

Këtu është më shumë neglizhenca e doktorëve. Asnjë protokoll nuk ndjekin doktorët, as nuk vijnë të informojnë. Jam vetëm në dhomë dhe po më kapi ndonjë gjë duhe të dalë jashtë t’i thërras. Unë nuk kam pasur shenja, më matën temperaturën në Rinas. Nuk kam pasur asnjë shenjë, erdha me zor sepse nuk doja të infektoja të tjerët. Erdha me makinën time personale.

Kontaktet me persona të tjerë – I riu tregon se ka pasur kontakte me të paktën 10 persona të afërt, për të cilët ka frikë se mos janë infektuar.

31-vjeçari: Kam pasur kontakte me disa persona, me familjarët, me kolegët kam pasur me disa persona prandaj jam i shqetësuar. Janë një numër mbi 10 veta që kanë pasur kontakt me mua. Kur vjen këtu për të bërë tamponin, që kur u dhashë historinë nuk ka ardhur njeri të më pyesi. Neglizhencë totale, nëse unë jam pozitiv, këtu nuk vjen njeri ta konfirmoj. Këto nuk e marrin përsipër thonë nuk kemi të dhëna. Unë prandaj erdha këtu për ta parandaluar.

Shpresojm te behet me mire.