Donaldi ja bën të qartë Trixës/ Po e bëre më këtë gjë do ndahemi

Çifti i ‘Big Brother Vip’ sot kishin një zënkë me njëri-tjetrin. Ndërkohë, Donaldi i shkoi nga pas Beatrixës për ta qetësuar dhe pyetur për veprimin e saj të fundit.

Ai mundohej ta kuptonte veprimin e këngëtares i cili sipas tij ishte palidhje dhe i kot. Në vazhdimësi, Beatrixa i drejtohet se mimikat e Donaldit e kanë bërë që ajo të reagonte në atë mënyrë dhe të largohej.

Teksa bisedonin, Donaldi i thotë se nuk mund t’i pranojë këto veprime të parsyeshme të saj. “Mos bëj kështu për gjëra të vogla sepse nëse unë mërzitem është problem sepse unë mërzitem më shumë dhe mere për bazë këtë”, thotë Donaldi.

Mund të thuhet që Trixa ka shumë pritshmëri nga Donaldi në lidhjen e saj me të por duket sikur asgjë nuk po funksionon.

Donaldi nuk ndihet dhe aq i rrëmbyer fizikisht sa ç’e pamë në fillim të krijimit të historisë mes të dyve. Duket që nuk ekziston ajo kimia që ndihet 200 km larg.

Dhe Trixa ndoshta e ndjen, prandaj “përpëlitet” në kërkesa absurde për vëmendje. Një grua nuk kërkon kurrë vëmendje.