Doni fëmijë të zgjuar dhe të suksesshëm,këto janë 4 këshillat që u japin psikologët

Çdo prind dëshiron që fëmija të marrë vlerësime të mira në shkollë dhe të jetë i suksesshëm në jetë, por a ka një recetë të provuar, për ta bërë këtë gjë të mundur? Shkencëtarët mbështesin këto 4 mënyra për të rritur një fëmijë të zgjuar e të suksesshëm.

Ushtrimet fizike: Dr. Brenda Armstrong, pediatre kardiologjike dhe zv-dekane në “Duke University”, thotë se të qënit në formë fizikisht shton mundësitë e suksesit në shkollë. Një studim nga “Columbia University” tregon se një regjim ushtrimesh 3 mujore përmirëson qarkullimin e gjakut në atë pjesë të trurit që ka për qëllim memorizimin dhe të mësuarit.

Gjumi: Studimet tregojnë se mungesa e gjumit e ul aftësinë e trurit për të përthithur dhe përvetësuar informacionin. Fondacioni ndërkombëtar i gjumit rekomandon se një fëmijë në parashkollor duhet të bëjë 11 deri në 14 orë gjumë në ditë, fëmijët e shkollës kanë nevojë për 9 deri në 11 orë gjumë, ndërsa adoleshentët për 8 deri në 10 orë gjumë.

Disiplinimi: Justin Lawrence i diagnostikuar me defiçencë të vëmendjes që në moshën 9 vjeçare, thotë se sporti është mënyra më e mirë që një fëmijë të disiplinohet. Sporti i ndihmon fëmijët të tregohen të vëmendshëm pasi duhet të jenë të përqëndruar për të arritur të fitojnë. E njëjta gjë vlen dhe për shkollën.

Leximi: Zhvillimi i një dashurie për leximin është hapi tjetër për ta ndihmuar fëmijën tuaj të bëhet më i zgjuar. Është e rëndësishme të rrisni një fëmijë që dëshiron të lexojë.