Duhet të shqetësohemi nga termetet qe kane rene kohet e fundit ne Shqiperi.Flet sizmologu

Brenda 12 orëve janë shënuar në Bulqizë 5 lëkundje të njëpasnjëshme tërmeti. Edhe ditën e premte ndodhi një lëkundje në po të njëjtin vend, ajo ishte dhe lëkundja më e fortë me magdnitudë 4 të shkallës Rihter.

Nënprefekti i Bulqizës, Avni Muliu për News 24 tha se nuk janë raportuar dëme nga lëkundjet, teksa i kërkon Bashkisë të mos lejojë rikthimin e banorëve në pallatin e ri në Bulqizë, ku jetojnë 40 familje, pasi konsiderohet i rrezikshëm dhe mund të shkaktojë ndonjë tragjedi.

Sipas ekspertëve nuk duhet të shqetësohemi pasi janë lëkundje të cilat ndodhin në përgjithësi dhe nuk paraprinë një goditje të fortë.

Ndaj rrini te qete se cdo gje po stabilizohet.