E dhimbshme: Fjoralba Ponari humb nënën në moshë të re

Moderatorja e njohur Fjoralba Ponari ka humbur nënën. Lajmi është zbuluar nga burime pranë Top Channel, por vetë prezantuesja e njohur nuk ka bërë ende asnjë reagim.

E ëma e Fjoralbës, është ndarë nga jeta parakohe në moshën 54-vjeçare, por arsyeja ende nuk dihet.

E lindur në një familje mjekësh, Fjoralba ka vendosur të ndjekë profesionin e babait të saj, duke u diplomuar në Stomatologji, e duke e ushtruar prej disa vitesh këtë profesion.

E bukur dhe plot talente! E kemi dëgjuar kaq shumë këtë shprehje, por, përtej mbingopjes me këtë fasadë, ekziston edhe një realitet tjetër, i përfaqësuar nga femra që përveç bukurisë, zotërojnë edhe vlera, që i bëjnë ato, në fund të fundit, të dobishme për një shoqëri të varfër nga pikëpamja intelektuale.