E gjeni dot se kush është kjo vogëlushe/ Sot e ka bërë krenare Shqipërinë në gjithë botën

Rita Ora ndau një foto të vjetër ne rrjetet sociale.

Ndërkohë Rita është bërë nostalgjike ditën e sotme dhe ka ndarë disa foto shumë të ëmbla nga faza të ndryshme të fëmijërisë. Në njërën prej fotove shihet se ajo sapo është ngritur në këmbë, ndërsa në disa të tjera shfaqet pranë motrës së saj më të madhe, Elena. Rita ka ndarë një mesazh me shumë rëndësi me ndjekësit me rastin e publikimit të këtyre fotove.

“Mendoj se gjithmonë kam qenë e fiksuar me veshjet si fëmijë. Jam shumë e lumtur që mund të ndajë këto me ju. Jeta kalon shumë shpejt, kështu që jetoni jetën më të mirë edhe në këto kohë përpiquni dhe gjeni lumturi edhe në diçka të tillë si një fotografi!”, shkroi Rita.