“E kam mbyllur me ty, ku e ke problemin…”/ Perfundon marrëdhënia mes Donaldit dhe Beatrix?!

Një debat mes Sarah dhe Beatrix u bë shkak që të krisej jo vetëm marrëdhënia mes tyre por edhe ajo mes këngëtares dhe Donaldit. Ky i fundit i kërkoi Beatrix mos t’i bërtiste blogeres mes të gjithve, duke u shprehur me nota humori “E kam unë në mbrojtje!” Kjo gjë duket se ka mërzitur shumë Beatrix. Kjo situatë u komentua edhe mbrëmjen e djeshme gjatë spektaklit, gjatë të cilit Beatrix u shpreh se ka ndryshuar mendim për blogeren.

Më pas, Beatrix ka biseduar me Donaldin për gjithë situatën që ndodhi. “Sa herë kam dashur të flas më ke shtrydhur”,-i tha Beatrix.

“Për çfarë të kam shtrydhur?”,e pyeti Donaldi.

“Po prandaj ka ardhur gjithë ky diskutim se s’do të kisha reaguar në atë lloj forme.Sa herë kam dashur të flas më ke shtrydhur,e ke bërë me vetëdije ose pa vetëdije nuk e di,pastaj thon njerëzit kjo nuk jep mendimin e vet”,-u shpreh Beatrix.

Diskutimi mes tyre ka vijuar gjatë teksa Donaldi ka këmbëngulur se nuk e kupton se ku e ka problemin Beatrix sepse ai ia ka shpjeguar gjithë situatën.