E la kur ishte 2 muajsh, djali i Dr. Florit shikoni sa është rritur (foto)

0
1778

Dr. Flori është ndarë nga jeta prej 8 vitesh, por kujtimi i tij është gjithmonë i pranishëm tek njerëzit e afërt dhe miqtë e ngushtë.

Këta të fundit e risjellin gjithmonë në kujtime në rrjetet sociale e media, por gjithashtu kanë qëndruar për gjithë këto vite pranë familjes së tij.

Gjithashtu bashkëshortja e tij Blerina Lecini, ndan herë pas here pamje të dy fëmijëve, Danielit dhe Kelly. Motër e vëlla janë rritur dhe janë bërë njëri më i bukur se tjetri.

Dani ishte vetëm dy muajsh kur babai i tij u nda nga jeta dhe në muajin që lam pas festojë ditëlindjen e tij të 8. Ai tani është një djalë i rritur, shumë bukurosh dhe plot ëmbëlsi.

Kujtojmë se Dr. Flori është një emër që ka lënë gjurmë në historinë e muzikës sonë jo vetëm me hitet që këdnoi me grupin e tij “West Side Family”, por edhe si tekstshkrues.

Shumë nga këngët më të mira që dëgjohen ende e kësaj dite mbajnë firmën e Dr. Florit, vargjet e tij mbeten ende shumë domethënese dhe kuptimplotë.