Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

E la shtatzënë që ditën e parë që u takuan, Besniku-Dorinës: S’më do më se s’kam më Lekë?

Në rubrikën “Shihemi në Gjyq”, tek E Diela Shqiptare ka qenë Besniku me partneren e tij Dorinën. Dorina tregon se janë njohur me shkues dhe ka shkuar dy herë në Gjermani, kur Besniku jetonte andej në azil. Më pas ka ardhur në jetë edhe vajza e tyre. Ata kanë rreth 1 vit e gjysmë që janë njohur dhe brenda kësaj kohe kanë sjellë në jetë edhe vajzën.

Besniku shprehet i pa kënaqur nga partnerja e tij, sepse ajo nuk dëshiron të martohet. Sipas tij, ajo nuk do të martohet se tani i kanë mbaruar të gjithë Lekët që ka pasur, ndërsa Dorina, shprehet se nuk martohet sepse do që të ketë një familje të qetë. Besniku ka probleme me ish-vjehrrën, ku i ka shkuar policia dy herë tek shtëpia. Ajo do që të ketë një familje dhe jetë të qetë me Besnikun dhe jo të ketë probleme nga e kaluara e tij.

Eni Çobani: Edhe 1 vit e gjysmë pak është. Kaq shpejt e njohe zonjën ti që bëre dhe fëmijën?

Besniku: Siç erdhi, u zu dhe fëmija, të flasim popullorshe, që atë ditë që erdhi u zu fëmija, domethënë e lashë shtatzënë.

Ardit Gjebrea: Një në farë mënyre u zunë, po…

Besniku: E lashë shtatzënë me dëshirën e vetë.

Dorina: Nuk dua familje me probleme zoti Ardit, se unë jam djegur një herë.

Ardit Gjebrea: Ku janë problemet me zotërinë?

Dorina: Ka ardhur dy herë policia në shtëpi.

Ardit Gjebrea: Pse?

Dorina: Sepse e ka denoncuar ish-vjehrra. Unë nuk kam punë fare me problemin e këtij. Unë dua qetësinë time.

Besniku: Këto probleme do t’i zgjidh unë, personi i hallit. Unë dua të di, pse ti nuk pranon martesë me Besnik Sylën, pse?

Dorina: Martesë nuk kam për të pranuar fare, pa zgjedhur problemin tënd.

Besniku: Nuk të pëlqej më si njeri, apo më ke lënë mua me xhepa kështu? (tregon xhepat e xhaketës bosh). Deri dje kur kisha para më deshe ti mua. Të jepja Euro unë ty, psonisje vetë, kurse unë merrja 5 Euro. 5 Euro merrja me vete në punë.

Dorina: E ke gabim.

Besniku: Tani nuk e do më Besnikun se nuk ka më para.

Dorina: Unë dua qetësi. /tvklan.al