E mbani mend Elifin tek ‘Diamante dhe dashuri’? Nuk do ta njihni si duket sot

Seriali turk “Diamante dhe dashuri” ishte ndër më të ndjekurit në ekranin shqiptar dhe teleshikuesit e prisnin me padurim ta ndiqnin mbrëmjeve në TV Klan. Kanë kaluar 5 vite nga transmetimi i këtij seriali nga i cili u bë e famshme aktorja Tuba Buyukustun e cila luante rolin kryesor, Elifin.

Pas “Diamante dhe dashuri”, aktorja luajti edhe në serialin “Xhesuri dhe e bukura”, që do të ishte seriali i fundit në të cilin do shfaqej në ekran.

Që pas mbarimit të “Xhesuri dhe e bukura”, Tuba Buyukustun ka vendosur të marrë pushim nga serialet dhe po shijon udhëtimet në vende të ndryshme me partnerin e saj, biznesmenin Umut Evirgen.

Në udhëtimin e tyre të fundit në New York, aktorja 37-vjeçare ka bërë një ndryshim të papritur në pamje, bën të ditur Xing.al.

Ajo i ka bërë flokët rasta duke u shfaqur komplet ndryshe. “Teksa vizitova New Yorkun bëra këtë ndryshim. Pse? Sepse pse jo”, tha Tuba për këtë ndryshim.

Së fundmi aktorja u fotografua edhe gjatë pushimeve. Ajo dukej në super formë me rrobabanjo teksa flokët rasta i kishte mbështjellë lart me një shall koke./Xing.al