”E njihja që nga jashtë po ajo nuk u afrua edhe pse ishim miq”/ Ky banorë është i zhgënjyer nga Arjola

Meridiani është shprehur i zhgënjyer nga mikpritja që Arjola i ka bërë atij teksa nisi eksperiencën brenda “Big Brother Vip”. Ai ka treguar se ata njiheshin prej jashtë dhe ai mendonte se marrëdhënia e tyre në shtëpi do të ishte disi ndryshe.

Antonela dhe Meridiani një hap para përjashtimit – Syri Kosova | Lajmi i fundit

“Mendova që do më priste mirë kur erdha meqë e njihja. Por meqë nuk ndodhi ashtu, ajo le të vazhdojë lojën. Ti e ke parë sesi i kam unë marrëdhëniet me të”,- tha ai në një diskutim me Antonelën.

Gjithashtu ata komentuan edhe procesin e nominimit duke thënë: Unë nuk dua të shpëtohem nga asnjë pasi e di që do ma përmendin, më mirë të eci me këmbët e mia.

Këtë javë në televotim janë Antonela dhe Dj DAGZ, ku publiku do të votojë për më të preferuarin prej tyre.