Një vajzë 31-vjeçare është martuar me një burrë plot 23 vite më të madh, 54-vjeçarin Antonio Scuzzarela. Kontabilistja financiare, Alexandra Sinyavskaya nga Moska, u takua me Antonion, nga Torino në vitin 2014, kur Alexandra ishte një kameriere në një kafene në Itali.
Dyshja janë përballur me shumë komente negative në rrjetet sociale, por kjo nuk ka ndikuar aspak në dashurinë e tyre.
“Ka pasur shumë komente të këqija. Njerëzit mendojnë se jam me të për paratë e tij dhe thonë nëse ai do të ishte një nëpunës i thjeshtë apo një pastrues rruge, nuk do të isha me të.
Ndonjëherë kur jemi në rrugë njerëzit pyesin nëse ai është babai im dhe ne duhet të sqarojmë se jemi çift. Është qesharake, por gjithashtu bëhet shumë e bezdisshme.
Dua të më tregosh diçka që nuk e di. Shumica e marrëdhënieve të mia kanë qenë diferenca moshe dhe shumica prej tyre kanë qenë më shumë se 10 vjet diferencë moshe.
Preferoj një burrë që di të jetojë, dua një burrë me përvojë-eksperiencë, që është i udhëtuar dhe e di se kush është”, u shpreh Alexandra.