E zuri korrenti në shtyllën e tensionit: Ndërron jetë elektricisti shqiptar

Ka nderruar jetë elektricisti nga Gjirokastra, i cili ka nga shtylla e tensionit pas kontaktit me rrymën.

Bëhet fjalë për shtetasin Gëzim Çabej, 63 vjeç, i cili ndërroi jetë në spital në Tiranë.

Ngjarja ndodhi në lagjen Gërhot të Gjirokastrës.

Mësohet se ai u transportua me helikopter drejt Tiranës për ndihmë të specializuar, por fatkeqësisht ndërroi jetë disa orë më vonë.