Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Eksperti ushqimor cudit te gjithe me deklaraten qe ben: Mishi i pulës në laborator është më i shijshëm sesa ai bio

Eksperti i Industrisë Ushqimore, Abdyl Sinani thotë se thotë se mishi i pulës i krijuar në laborator është më i shijshëm sesa ai bio në natyrë.

Në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Sinani u shpreh se në laborator, mishit i hidhen të gjitha vitaminat, lëndës minerale dhe proteinat, që janë të nevojshme për organizmin e njeriut.

“Në vitin 2015 kanë filluar të bëhen provat e para në laboratoret për mishin, duke marrë nga muskujt e pulës, ose të mishit të gjallë, i dërgojnë në reaktorët bioaktiv ku pastaj bëhet mishi. E gjithë qeliza aty rritet, vetëm mishi dhe ky mish, ndryshe nga ai në natyrë, plotëson të gjitha ato që kërkohen për organizmin e njeriut.

Hidhen vitaminat, hidhen të gjitha lëndët minerale, proteinat, bëhen ashtu sipas kërkesës që ka konsumatori. Ndërsa, te pularitë në natyrë nuk i arrin dot këto, pularitë kanë edhe rrezikun e salmonelës dhe sëmundjeve të tjera. Kjo rregullon edhe shijen shumë të mirë të mishit, nuk mungon fare shija, bëhet më e shijshme. Detyra e parë është shija, që ta pëlqejnë njerëzit, më pas vijnë konsistencat, vijnë cilësitë që ka brenda dhe sesi do ta përdorësh”, theksoi ai.

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) ka vlerësuar se mishi i rritur në laborator i një kompanie në Kaliforni, është i sigurt për t’u ngrënë.

FDA e bëri njoftimin e saj fillestar para tregtimit “të një produkti të tillë të bërë nga qeliza të kultivuara të kafshëve”. Mishi i rritur në laborator, i cili gjithashtu quhet mish i bazuar në qeliza, është mish i bërë duke përdorur qeliza shtazore