Ekspertja 12-vjeçare nga Anglia rinovon shtëpinë e saj për vetëm 125 dollarë

Me ndihmën e nënës së saj, 12-vjeçarja Bea nga Anglia “rifreskoi” të gjitha dhomat në shtëpinë e tyre, me një buxhet prej vetëm 125 dollarësh.

Meqenëse të gjithë ne kryesisht rrimë në shtëpi këtë vit, shumë njerëz kanë pasur mundësinë të zbulojnë talentet e tyre të fshehura dhe të gjejnë shumë hobi të rinj.

Bea nga Britania e Madhe bëri të njëjtën gjë.

Nëna e 12-vjeçares Bea është eksperte në projektet “bëje vetë”, kështu që vajza dëshironte të mësonte diçka prej saj, gjë që e bëri atë vetë një eksperte.

Bea e vogël arriti të “freskojë” disa dhoma të shtëpisë, me një buxhet prej vetëm 125 dollarësh.

Për rinovimin, Bea kryesisht përdori sende që ata tashmë i kanë në shtëpi.

Susie, nëna e saj, i tregoi asaj se si të përdorë një larmi mjetesh, të tilla si një brushe dhe një sharrë, kështu që ajo arriti të rregullonte murin në zyrën e nënës së saj, të rinovonte pamjen e tarracës dhe madje t’i jepte elementeve të kuzhinës një pamje e re.

Do ta vini re vetë që Bea punon si ekspert zbukurimi dhe projektet e saj janë me të vërtetë krijuese.