Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Emergjencat Civile japin alarmin: Përmbytje të jashtëzakonshme në vendin tone 7 familje të bllokuara..

Komisioni i Mbrojtjes Civile i Prefekturës së Kukësit ka dhënë informacion në lidhje me situatën në Qarkun e Kukësit.

Raportohet se situata më emergjente paraqitet në Bashkinë e Tropojë. Emergjencat Civile njoftojnë se situata më e rëndë është në njësinë Administrative Bytyç dhe Mergegaj pasi ka përmbytje të jashtëzakonshme.

“Nga informacioni i marrë nga Përgjegjësi i EC-së bashkisë Tropojë si rezultat i reshjeve te shiut : gjendja ne fshatin Fushe-Lumi te Nj. Adm. Margegaj dhe në fshatin Vlad të Nj. Adm. Bytyç ka përmbytje te jashtëzakonshme”.

Situata më e përkeqësuar është në fshatin Vlad, ku stafi i Bashkisë po monitoron situatën për të parandaluar ndonjë fatkeqësi.

Ndërkohë në fshatin Fushë Lumi janë bllokuar 7 familje si pasojë e sasisë së madhe të reshjeve dhe ujit të grumbulluar.

“Në fshatin Vlad situata është më e përkeqësuar, aty që në orët e para të mëngjesit ndodhen stafi i Bashkisë Tropojë, ku po monitorojnë situatën për të parandaluar ndonjë fatkeqësi. Ne fshatin Fushë-Lumi 7 familje janë të bllokuara nga sasia e madhe e reshjeve dhe uji i grumbulluar”, thuhet në njoftimin e Emergjencave Civile.

Në bashkinë Kukës e Has deri në këto momente nuk kemi raportime për ndonjë problematikë emergjente.