Data 6 është gjithmonë e veçantë për gazetaren Eni Vasili. Kjo pasi që më 6 korrik ajo u bë nënë për herë të parë dhe gjithë jeta e saj ndryshoi.
Sot, Eni është e bekuar me dy vajza binjake, të cilat festojnë 8-mujorin e lindjes.
Gazetarja ka zgjedhur të ndajë në Instagram disa pamje me të bijat pranë tortës së tyre, por fytyrat ua ka mbuluar me emojit e zemrës duke dashur që të ruajë portretin larg vëmendjes së kamerave.
E veshur edhe vetë me të kuqe si të dy vajzat, Eni nuk e ka fshehur lumturinë e këtij momenti. Ajo shihet shumë e qeshur dhe entuziaste që ëngjejt e vegjël po rriten dita-ditës.