Enkel Demi ‘ndërpret emisionin’, ndryshon rrjedhën ‘live’, shpërthen keq pas asaj që ka ndodhur: Kjo është

Gazetari Enkel Demi ka bërë një deklaratë prekëse në emisionin e sotëm teksa foli për 20-vjeçarin Musaen Zeneli.

Fjala e plotë e Enkel Demit:

Kjo ngjarje është qe te prek sepse këta çuna siç është Musaeni, siç është Rehyli e të tjerë, kanë zgjedhur që të jetojnë duke punuar.

Kanë zgjedhur që të jetojnë në mënyrë të ndershme. Shumë djem të moshës së Musaenit apo pak më të rritur shkojnë e punojnë tek shtëpitë e barit në Angli, ose merren në Shqipëri me lloj lloj punësh të paligjshme dhe mund t’i gjejmë nëpër rrugët e Shqipërisë me makina luksoze, por për fat të keq e kanë jetën e shkurtër, sepse i futen një rruge pa krye. Por kur një njeri me punë të ndershme e pëson, kjo bën që të vritet shpresa dhe pastaj jepet një mesazh tek të gjithë të tjerët ‘pse duhet me punu kamarierë, pse duhet me punu punëtorë ndërtimi. Në fund fare o t’ia mbathim, ose të merremi të gjithë me gjirizin e shoqërisë që të mbijetojmë.

Musaeni në këtë rast nuk përfaqëson vetëm familjen e vetë, përfaqëson edhe Rehylin, edhe të gjithë ata njerëz të cilët e shohin jetën në sy, nuk ulin kokën për ta parë jetën.

Kjo është një tmerr dhe akoma më e tmerrshme bëhet kjo kur të del një kryeministër dhe i përcakton këta si numër dhe thotë ‘nuk e kemi kaluar limitet’. Se limitet i përcakton Ed Rama, 3, 4 ngjarje nuk janë ndonjë gjë e madhe. Kuptohet nuk e shqetëson njëri atë në Surrel, se ai lëviz me 10 makina, mbrohet, por këta njerëz që punojnë e kanë kaluar limitin.

Nëna e Musaenit e ka kaluar limitin njerëzor dhe nesër pasnesër dhe të afërmit tanë mund ta kalojnë limitin dhe larg o zot ta kalojnë familjet tona limitin.

Kjo është ajo që të shqetëson dhe ndërkohë Ard Veliu thotë nuk kam faj, Bledi Çuçi thotë s’kam faj. Edi Rama s’ka e s’ka dhe këtu humb shpresa.

Këtu është i gjithë problemi jonë, ka ikur shpresa se nënën e Musaenit mund ta ndihmojmë dhe mirë do bëjmë ta ndihmojmë, por problemi është që si Musaeni, si Rehyli ka shumë në këtë vend, të cilët duan të jetojnë në këtë vend. Ky është halli i madh.