Erdhën në Shqipëri për Festën e Flamurit, tre djem nga Kosova por i gjen belaja

Nje aksident ka ndodhur sot ne Tropoje qe i ka rrezikuar jeten tre te rinjve nga Kosova qe kishin ardhur ne Shqiperi per festat e 28-29 Nentorit.

Tropojë/ Informacion paraprak

Më datë 28.11.2021, në fshatin Cërrnicë, automjeti tip “BMW”, me drejtues shtetasin T. T., banues në fshatin Markaj, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me trafik ndarësen.

Si pasojë janë dëmtuar lehtë tre pasagjerët, shtetasit L. B., M. L., dhe F. Rr., të moshës 19 dhe 20 vjeç, banues në Suharek, Kosovë, të cilët janë transportuar në spitalin e Tropojës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.