Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Euro me keq se kurre me pare.Dramë në kursin e këmbimit, bie ndjeshëm euro

Euro vijon të zhvlerësohet përballë lekut shqiptar. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një euro është këmbyer gjatë së dites së sotme me 116,58 lekë duke iu kthyer tendencës rënëse.

Monedha e përbashkët Europiane është dobësuar duke qëndruar në nivelin mesatar të muajve të verës edhe pse jemi në fund të muajit shtator dhe efekti i turizmit është minimal.

Ekspertët theksojnë se se faktori kryesor formal, që ndikon këtë rënie duket se vjen pjesërisht për arsye të rritjes së eksporteve çka ka sjellë më shumë të ardhura në euro.

Një element ndikues për tregun valutor shqiptar është dhe hyrja informale e Euros e cila ka ndikim ende të lartë në tregun valutor.

Po ashtu ekspertët thonë se një ndikim vjen edhe nga tregu ndërkombëtar, ku Euro këtë verë ka patur një zhvlerësim ndaj dollarit amerikan pasi risku vijon të destabilizojë përpjekjet për rimëkëmbjen ekonomike të gjithë Europës.

Monedha amerikane ka pësuar një vlerësim të ndjeshëm edhe kundrejt lekut shqiptar.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një dollar po shkëmbehet me 119,46 lekë niveli më i lartë i shënuar gjatë muajit shtator. Zhvlerësimi i euros parashikohet të vijojë për sa kohë do të vijojnë hyrjet masive në Shqipëri të parave informale dhe prurjeve sezonale.