Ballkani pushtohet nga reshjet e shiut ciklone dhe stuhi nga kjo dite

0
123

Masa mjaft te ftohta nga Atlantiku gjatë fundjavës pritet të depërtojnë në Mesdhe duke kushtëzuar krijimin e cikloneve të cilat fillimisht pritet të gjenerojnë rrebeshe të fuqishme në Itali e pastaj edhe në Ballkan që nga Sllovenia e ne pas drejt Shqiperise. Pritet qe e hena te sjell dhe reshje shiu ne vendin tone.

Reshje mjaft të fuqishme parashihen përgjatë bregdeti Adriatik e deri në brigjet e Detit Jon. Këto reshje mund të sjellin edhe vërshime të reja në Ballkan sidomos në rajonet e lartëpërmendura.

Deri në ardhjen e reshjeve në Shqipëri dhe Kosovë parashihen mot kryesisht stabil dhe me rritje të temperaturave, ndërsa reshjet pritet të fillojnë të hënën.

Reshjet e shiut do të fillojnë në veri të Shqipërisë dhe Mal të Zi për tu përhapur gradualisht në viset tjera të territoreve tona, por nuk priten reshje të dendura në krejt territorin. Për detaje tjera do të lajmërojmë gjatë fundjavës./MeteoBallkan