Eurovizioni i ben gjemen Rusis diten e sotme

Rusia është përjashtuar nga festivali evropian, Eurovision 2022. Lajmi është bërë i ditur nga Unioni Europian i Transmetimeve (EBU), i cili deklaron se Rusisë i është ndaluar pjesëmarrja në Eurovision.

Vendimi vjen pasi transmetuesit publikë në Ukrainë, Suedi, Danimarkë, Holandë, Lituani dhe Norvegji i kërkuan EBU-së që të përjashtonte Rusinë nga Eurosong.

“Përpara se të merrte këtë vendim, EBU mori kohë për t’u konsultuar me anëtarët e saj”, thuhet në deklaratën e Unionit Europian të Transmetimeve.

Shkak është bërë ndërhyrja ushtarake ruse në Ukrainë ditën e djeshme.