Fansi i Luizit kerkon te perplas me makine ne rrugen Tean. Video

Tea Trifoni ishte së fundmi e ftuar në “S’e luan topi” ku ka bërë një deklaratë shokuese. Ajo pretendon se një fans i Luizit ka tentuar ta përplasë me makinë para pak ditësh.

“Pak ditë më parë madje dikush u mundua të më përplaste me makinë. Një nga fansat e Luizit. Big Brother vazhdon dhe jashtë. Unë isha në makinë pasagjere, motra në timon dhe dikush po mundohej të na përplaste dhe të bënim karambol. Po mundohej që të na aksidentonte”, tregoi Tea.

Kujtojmë se Tea dhe Luizi kanë debatuar disa herë brenda shtëpisë së Big Brother VIP.