Farmacistja tregon të vërtetën për ilaçet: “Mos, mos, Mendoni si per fëmijët tuaj ”.

Prej shumë kohësh barnat në Shqipëri janë kthyer në një problem shqetësues. Në shumë raste ato kanë rezultuar të jenë të skaduara. Ka pasur raste që farmacistet i kane dhene barna të skaduara edhe nenave shtatëzana.

Së fundmi farmacistja Elda Zavalani me anë të një postimi në acebook ka bërë një apel të fortë përdorimit të antibiotikëve.

Në shkrimin e saj ajo thotë se përdorimi pa kriter i antibiotikëve, ka krijuar rezistencë mikrobesh në trup. Kjo gjë e ul në zero efektin terapeutik të shumë klasave të antibiotikëve.

Po ashtu farmacistja shkruan se kolegët e saj nuk duhet të japin antibiotikë për virozat e stinës edhe në rastin kur pacietin ka recetë.

Gjithashtu ajo thekson fort përdorimi pa kriter i antibiotikëve nuk ka më efekt dhe se duhet shmangur.

Postimi i farmacistes:

“Eshte grip, jane viroza ! Mjaft me antibiotike me spekter te gjere, te llojeve dhe te çmimeve nga me te cmendurat ! NUK VEPROJNE! Me te madhe ne vendet e botes se pare, problemi i vendeve te botes se trete qe e kane degjeneruar perdorimin pa kriter te antibiotikeve, duke krijuar shtame rezistente mikrobesh, duke ulur keshtu ose çuar ne zero efektet terapeutike te shume klasave te  antibiotikeve dhe duke e bere te pamundur ose shume te veshtire mjekimin e infeksioneve bakteriale atehere kur jane prezente vertet ne organizem! Te dashur kolege ! Jo pa recete, po as me recete mos jepni antibiotike ne virozat qe e stines ! Mos ! Mos ! Mendoni si per veten tuaj ! Dëmi qe i shkaktoni shoqerise eshte shume me i madh se fitimi juaj personal! Ju faleminderit per mirkuptimin