Fationi shokon me storyn! Fifi e shtruar në spital

Fation Kuqari, ish-konkurrenti i Përputhen, ka qenë në qendër të vëmendjes jo vetëm kur ishte pjesë e programit, por edhe jashtë tij pasi zgjodhi të largohej. Ditët e fundit ai është përfolur shpesh në lidhje me raportet që ka me këngëtaren Fifi, ku disa fansa kanë ngritur dyshimet nëse kanë ndonjë lidhje me njëri-tjetrin.

Ata janë lakuar shumë pas disa postimeve nga vetë ai dhe Fifi. Por ka qenë vetë Fationi që ka mohuar diçka të tillë dhe është shprehur se me Fifin po kryejnë disa xhirime për një projekt të saj, ndërsa thekson se në këngën e radhës së Fifit do të jetë si figurant.

Së fundmi Fationi ka postuar një foto të Fifit në llogarinë e tij në Instagram, çka mund të aludohet në lidhje me projektin që ai ka përmendur.