Fëmija 22 muajsh porosit mobilje me telefon dhe i shpenzon mamasë 2 mijë dollarë

Një fëmijë, vetëm 22 muajsh ka porositur një sasi të madhe mobiljesh me vlerë prej dy mijë dollarësh përmes telefonit të nënës së tij. ”Daily Star” shkruan se Ayaansh Kumar, mori telefonin, vetëm pak çaste pasi e ëma kishte ruajtur një numër të madh artikujsh në një faqe interneti për blerje.

Ayaansh porositi mobiljet duke e lënë nënën e tij me pothuajse 2,000 dollarë më pak (rreth 1 mijë e 700 euro) në llogarinë e saj bankare. Gruaja kishte mbetur në mëdyshje kur pa një konfirmim porosie më vonë të njëjtën ditë, por e kuptoi se çfarë kishte ndodhur pasi pyeti të shoqin se kush e kishte bërë porosinë.

“Ai është kaq i vogël, i lezetshëm dhe ne po qeshim me porositë që ka bërë. Është vërtet e vështirë të besohet se ai e ka bërë këtë, por ja që ndodhi,”- u shpreh ajo më pas për NBC New York./Burimi “DOSJA”