Fëmija 4 vjec bie nga kati i 7 ne nje pallat ne Durres

Një ngjarje e rëndë raportohet nga qytetarët se ka ndodhur pak momente më parë në Durrës.

Sipas tyre një fëmijë rreth 3-4 vjeç ka rënë nga kati i shtatë i një pallati në zonën e plazhit.

Duket se fëmija ka rënë sipër një tende të një dyqani që mendohet se ka ndihmuar që të ketë shenja jete dhe të dërgohet në spital.

Nuk dihet ende një informacion më i plotë në lidhje me ngjarjen si dhe gjendjen e fëmijës.