Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Femija qe lindi nen rrenoja dhe prinderit humben jeten do te rritet ne shtepin e halles se saj

Ethem Emre Özcan

Afra, “foshnja mrekulli” 16-ditore, e cila lindi në rrënojat e shtëpisë së tyre të shkatërruar nga tërmeti në vendbanimin sirian Jinderes në Afrin, me tërmetin e fundit humbi edhe strehën e saj, raporton Anadolu.

Foshnja Afra lindi në rrënojat e shtëpisë së tyre, e cila u shkatërrua nga tërmeti 7.7 ballë me qendër në Kahramanmaraş.

Foshnja, e cila lindi nën rrënoja gjatë përpjekjeve të kërkim-shpëtimit, do të rritet pa prindërit. Trajtimi i foshnjës përfundoi në një spital në Afrin dhe ajo u adoptua nga halla e saj, e cila ishte e vetmja që mbijetoi nga tërmeti në familjen e saj.

Halla e saj ia dha emrin Afra dhe ajo do të rritet në shtëpi me kushërinjtë e saj më të vegjël.

Shtëpitë e familjes së re të foshnjës Afra janë dëmtuar rëndë nga tërmetet në Hatay. Duke mos pasur ku të qëndronin, Afra dhe familja e saj u vendosën përkohësisht në një tendë ku qëndronin të afërmit e saj.

– “Afra është kujtim për mua nga babai i saj”

Halil Sham Sevadi, burri i hallës së Afras, për Anadolu tha se në vitin 2014 ata fillimisht migruan në Idlib dhe më pas në zonat e çliruara nga terroristët e DEASH-it.

Sevadi tha se gjatë tërmeteve të 6 shkurtit i ka marrë gruan dhe fëmijët dhe janë larguar nga shtëpia, por ndërtesa ku qëndronin nëna dhe babai i Afras është shembur.

Duke treguar se si kishte punuar në operacionet e kërkim-shpëtimit në shtëpinë e rrënuar të familjes së Afrass, ai Sevadi , “Gjatë punës së shpëtimit, fillimisht pamë këmbët e nënës së foshnjës, i ishte shembur tavani. Kishte zhurma teksa po gërmoja rrënojat, mendova se ishte djali i xhaxhait tim (babai i Afras). Ndërsa vazhdoja të gërmoja, e vërejta që ishte një fëmijë”.

Duke theksuar se foshnja Afra është në gjendje të mirë shëndetësore, Sevadi tha se, “Afra është kujtim për mua nga babai i saj, e gjithë familja e saj humbi jetën. Ai shkoi, por i mbeti amaneti”.