Pas nje urgjence shëndetësore nje tjeter banore largohet diten e sotme nga BBV

Valbona Mema është banorja tjetër që lë shtëpinë e “BBVA”. Përmes një zarfi të mbërritur në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 2”, banorët dhe publiku u njoftuan për arsyen e largimit:

“Banorë, për shkak të një situate urgjence shëndetësore familjare, konkurrentja Valbona Mema ka ndërprerë rrugëtimin e saj në “BBVA”. Për këtë arsye anulohet televotimi për ditën e shtunë. Valbona u uron suksese të gjithëve, duke shpresuar të fitojë më i miri”, shkruhej në letrën e lexuar prej Luizit.

Valbona Mema iu bashkua këtij formati më 22 janar 2023 dhe shpeshherë është përballur me polemika, debate, por edhe momente të bukura brenda shtëpisë.