Ri-infektimet me Covid – 19 konsiderohen raste të rralla në të gjithë botën po ja qe ndodh pasi ka pasur dhe persona qe jane ri-infektuar.
Holanda dyshohet për 50 raste, Brazili 95, Suedia 150, Meksika 285 dhe Katari 243 raste ri-infektimesh.
Dyshime për persona të ri-infektuar me COVID -19 ka edhe në Shqipëri por jane nje numer shume i vogel.
“Kemi dyshuar për 3, maksimumi 4 raste ri-infektimi.
Por ndoshta këto nuk janë ri-infektime, por riaktivizim.
Domethënë personi sëmuret, ndoshta ndonjë vatër ka mbetur në mushkëri dhe në një moment të caktuar ajo riaktivizohet.
Ajo paraqitet me simptoma të lehta pak temperaturë, kollë, del tamponi pozitiv, dhe shumë shpejt, pra për 2 -3 ditë del negative”, thane specialistet e ISHP per tv Klan.
Por pas daljes se vaksines priten lajme te mira ndaj largimit te covid dhe fillimit te jetes normale pritet qe 2021 te na gje me covid te dobesuar.