Fermerët grekë nisin një letër qeverisë na duhen shume shpejte punetore nga Shqiperia per vjeljen e perimeve

Fermeret greke po kerkojne 7 mije punetore shqiptare per te vjelur frutat dhe perimet e tyre.

Per kete arsye ata i kane bere apel qeverise greke te hape menjehere kufijte me Shqiperine per punetoret e tyre sezonal qe ndihmojne ne fushen e bujqesise.

Mirepo ky propozim per te korrur fruta ne Imathia dhe Pella, perfshin edhe marrjen e disa masave shendetesore per te parandaluar epidemine.

Keshtu prodhuesit bujqesor kane sugjeruar qe punetoret te cilet do te eksportohen nga Shqiperia, duhet te kontrollohen qe ne kufi dhe me pas t`u nenshtrohen serish per nje kontroll te dyte shendetesor ne spitale e Verias dhe Eessas deri ne daljen e analizave apo testimeve perkatese.

Madje Christos Giannakakis, Presidenti i Organizaten Kombetare te Profesionisteve per Industrine e Frutave ka shprehur per agjensine e lajmeve greke se vjelja neper fusha duhet te filloje patjeter ne fillim te majit, sepse perndryshe do te demtohet rende besueshmeria e Greqise me klientet e saj jashte vendit.

Mesohet se nga ana e fermereve nuk ka asnje pengese duke qene se edhe pala shqiptare ka pranuar te hapi kufijte per punetoret sezonal.

Gjithashtu ne Imathia Unioni i Punetoreve Rurale ka rene dakort qe paga minimale e punetoreve te tokes te jete 30 euro.

Ne kujtojme qe vetem pak dite me pare kryeministri Rama ka patur nje bisede telefonike me homologun e tij grek ne lidhje me hapjen sa me te shpejte te kufirit per kete kategori emigrantesh.