Festat e fundvitit, Manastirliu publikon lajmin e forte pas masave të reja kufizuese

Ministrja Ogerta Manastirliu ka bërë një apel qytetarëve që të vaksinohen nëse do të duam që të festojmë dhë të afrojmë fundin e pandemisë, ndërkohë që ka theksuar që respektimi i masave të shëndetit publik është shumë i rëndësishëm.

Nderkohe tha se qeveria do beje gjithcka qe te permbushet plani i vaksinimit, pra duke nenkuptuar edhe detyrimin per kryerjen e saj me te gjitha format.

“Dua ta shfrytëzoj sërish sot këtë moment për t’iu drejtuar qytetarëve: Nuk ka kohë për të humbur në këtë betejë për jetën.

Është e kuptueshme që të gjithë duan të festojnë, të gjithë duan t’i gëzohen festave, por për ta bërë këtë më të qetë e më të mbrojtur, arma është vaksina dhe respektimi i masave të shëndetit publik.

Vaksinimi është zgjidhja për të afruar sa më parë fundin e kësaj pandemie dhe për këtë jemi të vendosur të bëjmë gjithcka kemi në dorë për të përmbushur planin kombëtar të vaksinimit masiv ne kete faze te re te tij”, ishte apeli i Manastirliut.