Fifi jep lajmin e bukur per te gjithe: Jam shtatzënë. Foto

Fifi është shtatzënë. Lajmin e ka dhënë vetë artistja sonte në natën e tretë të Festivalit të Këngës.

“Përgjegjësia ime në festival këtë herë ka qenë dyfish më e madhe sepse nuk kam kënduar vetëm, por me fëmijën tim brenda. Zoti i bekoftë të gjitha mamatë se unë sot jam duke e kuptuar ç’ka po rritet brenda meje. Jam duke rritur një qenie të shenjtë që është më e rëndësishme se çdo gjë tjetër”, tha Fifi.