Fillojne reshjet e debores diten e sotme ja cilat qytete duhet te beni kujdes

Sipas MeteoAlb: Vranësira të dendura të cilat do të sjellin reshje shiu e dëbore mbizotërojnë veriun dhe veriperëndimin e vendit duke filluar nga orët e para të ditës. Duke ju afruar mesditës vranësirat përfshijnë pjesën më të madhe të Shqipërisë duke gjeneruar shira në zonat perëndimore dhe zonën e ulët por me reshje të pakta dëbore paraqitet veri-verilindja ne Tropoj Kukes Korce Diber.

Këto kushte atmosferike mbeten thuajse gjatë gjithë natës edhe pse herë pas here do ketë pauz të reshjeve.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes po ashtu edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -2°C deri në 16 °C.

Era do të fryjë e fortë me shpejtësi 75 km/h nga drejtimi Jugor, për pasojë në det do të krijohet dallgëzim mbi 6 ballë.

Kosova

Vranësira të dendura dhe reshje të pakta dëbore dominojnë pjesën perëndimore të republikës së kosovës, POR alternime kthjellimesh dhe vranësirash mbizotërojnë gjysmën tjetër të vendit deri orët e vona të mbrëmjes. Pas mesnatës parashikohet që reshjet të përfshijnë gjithë vendin.

Maqedonia e Veriut

Deri vonë në mbrëmje republika e MV mbetet në ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme, të cilat do të diktojnë kthjellië, vranësira të lehta por mot të ftohtë. NDERSA mbrëmja shton vranësirat fillimisht në perëndim dhe gradualisht përfshijnë gjithë vendin. /abcnews.al