‘Fillove dhe ti të zhvishesh e të përdridhesh’ Anxhela Peristeri i kthen përgjigjen që nuk pritej komentuesit

Vetëm pak ditë më parë këngëtarja Anxhela Peristeri publikoi këngën e re ‘Maraz’ ku u shfaq mjaft provokuese. Ajo ndan në rrjetet sociale shpesh momente nga koncertet e saj dhe foto sensuale

Në njërin prej postimeve më të fundit të Anxhelës, nuk ka munguar as komenti i një prej ndjekësve të këngëtares, i cili ka shkruar: “Fillove dhe ti të zhvishesh dhe të dridhesh”. Anxhela nuk ka nguruar t’i kthejë përgjigje duke i thënë: “Faktikisht kam filluar që 17 vite më parë, por ndoshta se ke vënë re”.

Kjo nuk është hera e parë që këngëtarja sulmohet nga ndjekësit e saj, por rrallë herë i merr seriozisht reagimet e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *