Filluan reshjet e para te debores ne vendin tone.Reshjet deri ne 5 cm

Bora ka zbardhur edhe Kukësin duke shkuar deri në 5 cenimetra. Për shkak të këtyre reshjeve raportohet se deri më tani nuk ka asnjë problem në rrugë, apo furnizim me energji elektrike.

Rrugët nacionale janë të qarkullueshme normalisht, ndërkohë nga subjektet kontraktore po punohet gjatë gjithë kohës për pastrimin, kriposjen dhe mbajtjen funksionale të rrugëve që kanë kontratë.

Njoftimi për qarkun Kukës:

Situata në Qarkun Kukës deri në orën 08:40 datë 11.01.2023 është si më poshtë: I gjithë territori i Qarkut Kukës është përfshirë nga reshje të dobëta shiu dhe në lartësinë mbi 900 m reshje bore ku në Shishtavec shkon deri në 5 cm.

Nga informacioni i marrë nga terreni rezulton se:

Rrugët nacionale janë të qarkullueshme normalisht. Nga subjektet kontraktore po punohet gjatë gjithë kohës për pastrimin, kriposjen dhe mbajtjen funksionale të rrugëve që kanë kontratë.

Nga bashkitë Kukës Has dhe Tropojë nuk kemi raportime për ndonjë problematikë emergjente.

Rezervuaret janë në monitorim të vazhdueshëm në të gjithë Qarkun Kukës.

Furnizimi me energji elektrike është normal në gjithë territorin e Qarkut Kukës. Furnizimi me ujë të pijshëm është normal. Ngelemi në kontakt.