Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Finalja e “Big Brother VIP”, a do e shpallë kryeministri Rama fituesin e 115 mijë eurove?

Pas më shumë se 120 ditëve, spektaklit po i afrohet finales. 18 shkurti do të jetë edhe mbyllja e këtij edicioni që rezultoi në një sukses të vërtet.

Panorama Plus shkruan se ndërkohë të gjithë sytë dhe veshët janë për tek finalja e madhe, që pritet të ketë një audiencë rekord. Të shumtë janë ata që pyesnin se çfarë është duke përgatitur stafi për mbylljen e këtij spektakli, por edhe për 4 konkurrentët që ia dolën të shkonin deri në finale.

Sipas kësaj gazete në rrjet ka qarkulluar lajmi se do të jetë Edi Rama ai që do t’i dorëzojë trofeut fituesit. Në disa media lajmi është botuar, duke u shprehur se kryeministri ka rënë dakord që të jetë i ftuari i nderit në këtë format, ku dhe do të kurorëzojë fituesin e madh të 115 mijë eurove, por duket se ky lajm është ende i pakonfirmuar.

Nga brenda Top Channel mësohet se disa nga ish banorët do të performojnë edhe këngët e reja të kompozuara pasi kanë lënë shtëpinë e Big Brother. Ndërkaq të shumta janë edhe surprizat që produksioni ka përgatitur për ta.
Që nga kontratat e reja që i presin jashtë e deri tek takimet speciale me familjarët e tyre do të jenë vetëm një copëz e atyre që i pret finalistët në finale e madhe të 18 shkurtit. Dy favoritët për trofeun me vlerë 115 mijë euro janë Donald Veshaj dhe Ilir Shaqiri, i pari ka mbështetjen e të rinjve në rrjetet sociale, kurse i dyti më shumë moshat e mesme dhe njerëzit të cilët e ndjekin programin vetëm në televizion.

Ndërkohë gara është ngushtuar edhe me dy vajzat e tjera, Einxhel dhe Beniada, që kanë fituar zemrën e publikut me lojën e tyre brenda shtëpisë.