Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Flet 4 gjuhë të huaja dhe ka lexuar 100 libra, njihuni me gjeniun e vogël shqiptar me autizëm

Jamarbër Hoxha fitoi çmimin si “Lexuesi më i mirë” në Panairin e Librit të këtij viti dhe jo më kot u vlerësua. Vogëlushi 9-vjeçar me autizëm ka lexuar deri më sot plot 100 libra.

I ftuar në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, Jamarbri i la të gjithë pa fjalë, duke treguar se di 4 gjuhë të huaja dhe se ka nisur të lexojë që kur ishte 15-muajsh. Kur është pyetur se cili është autori i tij i preferuar nga letërsia botërore ai zgjodhi Shekspirin dhe Ibsen, ndërsa nga letërsia shqipe Dritëro Agollin dhe Ali Podrimjan.

“Unë lexoj edhe histori, të cilat i shkruaj edhe vetë. Kam lexuar një libër shqiptar si ‘Kronikë në gurë’, më ka pëlqyer pak se kishte zhargone. Pyes mamin dhe babin kur nuk e kuptoj një fjalë. Kur isha 15 muajsh lexova ‘Rosaku i shëmtuar’ dhe kur shkova në shkollë kisha lexuar shumë libra.

Unë lexoj ditë për ditë. Kam lexuar nga Shekspiri ‘Romeo dhe Zhuljetën’ dhe ‘Jul Çezarin’. Kam lexuar nga Ibseni ‘Shtëpi kukulle’. Autorët që kam lexuar më së shumti nga shqiptarët janë Dritëro Agolli, Ali Podrimja dhe mbaj mend disa poezi”, tregoi 9-vjeçari.

Ai tha se mëson vetë në shtëpi anglisht, frëngjisht, italisht e gjermanisht dhe se së shpejti do të niste edhe gjuhën indiane. Jamarbri tregoi se ai nuk është i apasionuar vetëm pas letërsisë, por edhe shkencave ekzakte dhe se dëshiron që të bëhet ekonomist në të ardhmen.

“Kam qejf të bëhem ekonomist se duhet të bësh matematikë që të jesh i mirë”, tha Jamarbri.