Flet per here te pare babai i Jonadës. Si ndodhi ngjarja ne oren 14:00 te drekes

Babai i Jonadës, Bledar Avdia ka treguar cfare ka përjetuar ditën që ndodhi ngjarja. Ai ka treguar se ka qenë duke u larë në det me vajzën, kur papritur erdhi skafi dhe e ndau nga e mitura. Bledari rrëfen se ai u zhyt në ujë, ndërsa vajzën e pa teksa e përplasi motori i skafit.

Bledari tregon:

Ishte ora rreth 14:00 dhe pranë bregut të detit isha duke u larë me vajzën. Në ato momente pashë një skaf të bardhë, me dy veta brenda tij. Skafi parkoi në bregun e plazhit pranë një hoteli dhe pashë që zbriti një vajzë dhe më pas një grua me dy fëmijë hipën në skaf dhe drejtuesi i skafit kaloi litarin me piketa dhe ishte duke lundruar në drejtimin ku po lahesha me vajzën. Erdhi në drejtimin tonë dhe hyri me shpejtësi të madhe dhe na ndau mua dhe vajzën. Unë u zhyta poshtë nën ujë dhe skafi goditi vajzën time me pjesën e motorit, Skafi u largua, por pastaj skafisti u kthye, duke ndaluar skafin në breg.