Fluturime nga Tirana drejt Italisë? Kujdes, do ketë vonesa dhe anulime

Të gjithë ata që kanë fluturime drejt Italisë duhet të bëjnë kujdes. Autoriteti i Aviacionit Civil shqiptar, ka njoftuar që dje, se ditën e sotme, në fluturimet nga Tirana drejtë Italisë dhe anasjelltas, do të ketë anulime dhe vonesa, për shkak të një greve që pritet të jetë 24 orëshe në vendin fqinj.

Vonesat dhe anulimet e më shumë se gjysmës së fluturimeve vijnë si pasojë e një greve të pilotëve, teknikëve dhe asistentëve të fluturimit të kompanisë Alitalia, Blue Panorama dhe Blue Air.

“Autoriteti i Aviacionit Civil shqiptar, i bën apel të gjithë pasagjerëve që do të udhëtojnë ditën e nesërme, e Martë 21 Maj, nga Tirana drejt Italisë dhe anasjelltas, se për shkak të një greve që pritet të jetë 24-orëshe, do të ketë anulime dhe vonesa të fluturimeve.

Vonesat dhe anulimet e më shumë se gjysmës së fluturimeve vijnë si pasojë e një greve të pilotëve, teknikëve dhe asistentëve të fluturimit të kompanisë Alitalia, Blue Panorama dhe Blue Air.

Për të shmangur pritjet e gjata, këshillojmë të gjithë personat që kanë parashikuar të udhëtojnë nga dhe drejt Italisë ditën e martë, që të kontrollojnë dhe të komunikojnë me kompanitë ku kanë rezervuar biletat e udhëtimin, për tu njohur me statusin e fluturimit”, njofton Autoriteti i Aviacionit Civil.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *