FOTO/ Bora Zemani nuk heq dorë nga Donaldi, ja detaji i fundit

Bora Zemani dhe Donald Veshaj janë tashmë një dyshe që vetëm përfliten dhe nuk kanë të ndalur.

Së fundmi, shkak është bërë një veshje, që moderatorja mbante mbrëmjen e kaluar në “Përputhen Prime”. Ajo kishte veshur një palë pantallona me gurë dhe një xhaketë e cila ishte e mbuluar po ashtu nga gurë me xixa.

Duket se Bora për këtë “look” është frymëzuar nga aktorja, Zendaya, e cila në filmin “Spiderman” ka luajtur rolin e të dashurës së Spiderman.

Deri këtu duket se gjithçka është siç duhet, por po të kthehemi pas në kohë kujtojmë që Donaldi ka treguar herë pas here se ky personazh është i preferuari i tij. Madje, edhe parashuta që hyri në “Big Brother VIP”në ditëlindjen e Borës, ndodhej pikërisht foto e Spiderman me të dashurën e tij