Olsi Bylyku përveçse një aktor i talentuar e që ju bën shpeshherë të qeshni, prej kohësh i ka hyrë edhe tregut muzikor.
Pak ditë më parë ai dhe këngëtarja që jeton në Zvicër, Lauresha Ramadani publikuan bashkëpunimin e tyre të parë me titull “Ku ishe ti”.
“Olsi, në fakt, është shumë serioz në punë. Në momentin kur unë xhiroja, kishte ca ndërhyrje të papritura nga Olsi dhe normal që na bënte të qeshnim gjithë stafin.
Kanë qenë vërtet xhirimet më funny që kam pasur”, ka treguar Lauresha në një intervistë për “Panorama plus”.
“Vargjet e mia i kam shkruar unë vetë, ndërsa Olsi ka shkruar pjesën e tij”, është shprehur këngëtarja.