(Foto) Sa i është rritur vajza, Xhensila Myrtezaj poston fotot e bukura me të bijën

Xhensila Myrtezaj është prej këngëtareve më të dashura dhe më të pëlqyera shqiptare. Këngëtarja e mirënjohur krahas një karrierë të suksesshme, është mjaft e përkushtuar edhe ndaj familjes së saj e sidomos vajzës, Ajka.

28-vjecarja është nënë e një vajze nga martesa me aktorin, Bes Kallaku, e të cilës ia kushton gjithë kohën e lirë, ashtu siç ka vepruar sot (e diele).

Xhensila postoi disa imazhe të bukura në llogarinë e saj në InstaStory, teksa mban në përqafim të bijën. Në veshje sportive dhe pa grim, këngëtarja dukej mahnitës dhe plot shkëlqim në pozat e realizuara në natyrë.