Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Frika nga një pandemi e re, mjeku Alimehmeti qetëson të gjithë me atë që thotë

Virusi HMPV që po përhapet me shpejtësi në Azi ka shkaktuar panik në botë, me frikën e rikthimit të një pandemie si ajo e Covid-19.

Megjithatë, për mjekun Ilir Alimehmeti nuk ka aspak vend për frikë, pasi sipas tij, ky virus është zbuluar që në vitin 2001 dhe nuk është diçka e re.

Sipas tij, virusi ka qenë ekzistent dhe më përpara, është identifikuar që në vitin 2001 dhe nuk ka nevojë për një trajtim specifik apo vaksinë, por duke mos lënë mënjanë kujdesin për të patur një sistem imunitar të shëndetshëm.

“Ky është një virus që e kemi identifikuar që në 2001 në Holandë, ka qenë dhe më përpara.

Virusi e bën këtë punë e bën në mënyrë sezonale, çdo dimër dhe pranverë. Si çdo virus, ka disa sezone pak më të larta dhe të ulëta.

Mbas shqetësimeve, rastet janë raportuar në disa vende të botës, 10 deri në 12 % e rasteve të infeksioneve respiratore, janë nga HMPV-ja.

Nga të cilat 5-16% mund të bëjnë infeksione të poshtme respiratore që kanë nevojë për një trajtim më të kujdesshëm.

S’kemi asnjë vend për panik dhe nuk flasim për diçka të re. Nuk ka hapësirë apo nevojë për vaksinë apo trajtim antiviral.

Si çdo virus respirator, ka tendencën të prekë më shumë fëmijët e vegjël, moshat e mëdha apo personat me sëmundje.

Nga ana tjetër nuk është e parandalueshme thjesht duhet mbajtur një sistem imunitar sa më i shëndetshëm”, tha mjeku Ilir Alimehmeti në Euronews.