Gazetarja shqiptare me sëmundje të ligë jep mesazhin rrënqethës/ U diagnostikova me semundje te lige , por zgjodha të mos plogështohem në krevat

Sot, në ditën e parë të muajit tetor që përkon me hapjen e fushatës së sensibilizimit për të gjitha gratë e vajzat për diagnostikimin e hershëm të ka ncerit të gjirit, një mesazh kuptimplotë vjen nga gazetarja televizive Rezarta Reçi.

Gazetarja, shumë e dashur për publikun me rubrikat e saj picante si “Arratia” apo “Kur themi të dua” në radio Tirana, bashkëpunëtore e hershme edhe e newsbomb.al ka dashur të ndajë mesazhin e saj për të gjithë nenat dhe gratë shqiptare.

Rezarta tregon se u vonua në këtë proces, por falë impenjimit të mjekëve të onkologjikut, dhe vullnetit të saj, po ia del më së miri ta l
uftojë këtë sëmundje.

“Si gazetare radio-televizive, kam lu ftuar me profesionalizëm për diagnostikimin e hershëm dhe l uftën e fortë kundër ka ncerit të gjirit. Ndërsa si Rezartë, u dorëzova! U dorëzova jo nga fri ka, por nga arsye të thella që lidhen me subkoshiencën time. E lashë pas doe. Ka qenë dashuria dhe vëmendja e familjarëve dhe miqve të mi më të ngushtë, ka qenë l ufta frontale e ekipit të specializua të mjekëve të Spitalit Onkologjik në Tiranë të cilët morën masa të menjëhershme jo vetëm për të më diagnostikuar, por edhe për ta l uftuar ka ncerin e gjirit që ishte shfaqur në trupin tim. I jam mirënjohëse atyre. I jam mirënjohëse dhe vetes që zgjodha të mos plogështohem në krevat, përkundrazi, zgjodha të bëj jetë aktive, krahas lu ftës kundër ka ncerit të gjirit.

Prandaj, ti e dashur, ju të dashura që po më ndiqni, mos ngurroni. Diagnostikohuni për kan cerin e gjirit jo vetëm në muajin tetor” thotë Rezarta Reçi.