Genta Ismajli gati për suksesin ndërkombëtar, realizon bashkëpunimin me reperin e huaj

Këngëtarët shqiptarë së fundmi kanë realizuar shumë bashkëpunime me kolegë që njihen jashtë kufijve shqipfolës. Kjo gjë duket se ka shtuar suksesin e tyre dhe i ka bërë të njohur edhe jashtë trevave shqiptare.

Edhe Genta Ismajli do i shtohet shumë shpejt kësaj liste, pasi ‘Prive’ ka zbuluar që këngëtarja e dashur shqiptare do publikojë shumë shpejt një bashkëpunim me reperin e njohur turk, Cezar.

Bukuroshja do këndojë pak turqisht dhe pjesën tjetër në shqip. Prodhimi do jetë nga producentë të huaj dhe kënga pritet të dalë muajin e ardhshëm. Reperi në fjalë është i njohur në Turqi për shumë hite të cilat kanë thyer rekorde dëgjimesh.