Gentian Zenelaj i nxjerr bojën Agron Llakajt/ E ndaluan disa vajza dhe ai u fut në mes, ja c’i beri

Aktori Gentian Zenelaj ka rrëfyer një moment epik të mikut të tij Agron Llakajt. Zenelaj tregon sesi disa vajza e kishin ndaluar në rrugë Agron Llakajn dhe i kishin kërkuar t’iu bënte një foto, ndërsa ai i keqkuptoi.

“Goni ka një histori shumë të lezetshme, na e tregonte me gallatë. Ishin disa vajza dhe djem në rrugë, dhe më thanë: “A do bëjmë një foto?”Po unë ngaqë isha person publik mendoja se donin të bënin foto me mua dhe u futa mes tyre, por ato donin që unë t’ju bëja atyre foto”- tregoi mes të qeshurave Gentian Zenelaj, për mikun dhe kolegun e tij Agron Llakaj.