Përbërësit
1 kg gjel deti
400 gr mish i grirë
60 gr stika pishe
1 tufë sherebelë (i freskët)
60 gr bukë (e thekur)
15 gr kripë
3 gr piper
2 kokërr qepë (mesatare)
300 gr gështenja (të ziera)
Përgatitja
1
Lani dhe pastroni gjelin mirë.
2
Vendoseni që të vlojë, në temperaturë mesatare për rreth 45 minuta.
3
Pasi keni vendosur gjelin të vlojë, filloni të përgatisni mbushjen.
4
Në një tigan të ngrohur hidhni pak gjalpë, shtoni mishin e grirë dhe kavërdiseni pak dhe më pas shtoni gështenjat, stikat e pishës, kripën dhe piperin dhe bukën e thekur të prerë në kubikë.
5
Kavërdiseni mirë, lëreni masën të ftohet pak, shtoni gjethet e sherebelit, më pas mbushni gjelin e detit, pjesën e mbetur mbështilleni me kujdes në letër alumini dhe piqeni në furrë së bashku me gjelin në temperaturën 160 gradë për rreth 45 minuta.